Kuvend/Berisha merr fjalën, Meta: Sa të jem unë mos ki merak, por…

Kuvendi nisi në orën 10:50 minuta, seancën e jashtëzakonshme për ndryshimet në komisionin ad hoc të Vettingut. Një seancë që riktheu parlamentit ekzistues ku të pranishëm ishin vetëm 100 nga 140 deputetë. Edhe pse një seancë që pikun e fushatës elektorale, me tension mbi zgjedhjet e 25 qershorit, nuk mungoi tek-tuk ndonjë batutë.

Pasi kreu i kuvendit, Ilir Meta njoftoi rendin e ditës, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse kryeparlamentari Meta theksoi se nuk ka debat, por ia dha fjalën. Në këtë moment, Meta i përçoi “doktorit” siç ai e quan, një mesazh. “Nuk e kemi me debat. Sa te jem unë këtu mos ki merak, por kur të mos jem unë…”- tha Meta.

Pa asnjë koment, Berisha e mori fjalën ku foli për ndarjen nga jeta e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl. Ish-kryeministri e vlerësoi maksimalisht figurën e z.Kohl e sidomos për ndihmën e jashtëzakonshme që ai i dha Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dje pasdite mbylli sytë kancelari Helmut Kohl”,-tha Berisha. Ai ishte pa mëdyshje kancelari më bujar i tokës gjermane. Ky burrë i madh ndihmoi sa askush tjetër, kombet që dolën nga diktatura komuniste. Ndër të tjera edhe kombin shqiptar që e renditi në krye të listës së ndihmave për frymë. Por Helmut Kohl kontribuoi në 36% të të gjithë ndihmës që BE iu dha vendeve ish-vendeve komuniste në përpjekjet për t’i ndihmuar në demokraci. Ishte ky burrë i madh që na çliroi nga borxhi prej 500 mijë dollarësh, i trashëguar nga regjimi i kaluar”,tha ish-kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të nderuar figurën e z.Kohl, ish-kryeministri kërkoi një minutë heshtje. “Ndaj duke shprehur mirënjohjen për të, ju ftoj zotërinj të nderuar deputetë ta nderojmë këtë kolos të politikës gjermane me një minutë heshtje”,- u shpreh ish-kryeminstri Berisha.

I gjithi Kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje pas kësaj ftese. Gjatë këtij legjislacioni, kryeparlamentari Meta i ka dhënë kohë gjithmonë ish-kryeministrit Berisha, duke shkelur edhe rregulloren.

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?