Kuvendi hap dyert nesër për qytetarët, çel ekspozitën për 70-Vjetorin e Çlirimit
Politikë E Premte, 28 Nëntor 2014 19:46

Në kuadër të 70-Vjetorit të Çlirimit, Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert nesër për qytetarët nga ora 9.00 deri në orën 15.00, me qëllim që ata ta ndjekin ekspozitat me foto dhe video që do të prezantohen në të.
Ndërsa, në orën 18:00, tek Kryesia e Kuvendit do të organizohet ceremonia zyrtare e Festës së Çlirimit, ku do të flasë Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe përfaqësuesit e ftuar.