Kuvendi hapi dyert për qytetarët në nderim të 70-vjetorit të Çlirimit

Me këtë rastn në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit janë ekspozuar për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Gjithashtu, janë ekspozuar edhe disa nga sendet personale të heronjve që janë trashëgimi e Muzeut Kombëtar.
Qytetarë të shumtë kanë vizituar gjatë gjithë kohës ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të rinj e të reja, por edhe të rritur, janë njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare.
Ndërkaq, edhe në godinën e Sallës Plenare, qytetarë të shumë vizituan ambientet e brendshme, të cilat gjithashtu ishin hapur në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut si dhe në nderim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.