Kuvendi i ri do të ketë 4 studentë me mandat deputeti

Në fillim të Shtatorit do të mblidhet kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 25 Qershorit. Në mesin e 140 deputetëve, në mesin e atyre që do të ulen për herë të parë, do të jenë edhe studentë që me mandatin e tyre si ligjvënës, do të mbrojnë interesat e zgjedhësve.

Do të jenë katër studentë, përkatësisht dy deputete femra nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që janë Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, ndërsa studentja e tretë është deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala.

Edhe pse Mehmeti është e para deputete me moshën më të re, ajo ende vazhdon studimet për Inxhinieri. Kurse Kërpaçi, e cila do të ulet për herë të parë në kuvend, njëherësh edhe kryetare e LRI-së, vazhdon studimet për mjekësi dega Farmaci, kurse deputetja Reme Lala, vetëm 22-vjeçe si e vetmja femër nga PDIU-ja, vazhdon studimet për degën Financë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa studenti i katër, por që ka mandat deputeti është Anduel Xhindi. Sipas CV-së së tij të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?