FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kuvendi kërkon shkarkimin, Meta njofton konferencë për shtyp

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit, ku pritet t’i japë përgjigje zyrtare mazhorancës e cila ka nisur procedurat për shkarkimin e tij, pas vendimit për anulimin e datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Ndërkaq, Konferenca e Kryetarëve e thirrur sot nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, vendosi të mbajë seancë me debat për shkarkimin e kreut të shtetit. Diskutimet në Kuvendin e Republikës do të zgjasin rreth pesë orë.

Kjo mbledhje e Konferencës së Kryetarëve vjen një ditë pasi selia rozë deklaroi se ka nisur procedurat për të shkarkuar presidentin e vendit Ilir Meta. Gjithashtu, mësohet se debati do ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare dhe  koha më e gjatë do i takojë grupit të PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e së enjtes janë vendosur në dispozicion të maxhorancës 170 minuta, ndërsa 130 janë rezervuar për opozitën (grupin demokrat) dhe pjesa e mbetur për deputetët e pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i shtetit, Ilir Meta një ditë më parë vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ky veprim i Presidentit është kundërshtuar fort nga maxhoranca, ndërsa opozita shtoi se veprimi i Metës ka shmangur një konflikt civil.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?