Kuvendi merr pushimet, shtyhet ligji për Magjistratët

Me një ligj në xhep, Kuvendi mbylli seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, ku në fund shtyu votimin për ligjin e Magjistraturës.

Seanca e kësaj të hëne ka qenë e fundit për këtë sesion parlamentar, ku ka pasur edhe disa ligje të rëndësishme që kërkonin 84 vota për të kaluar, siç është edhe ai për ndryshimet në ligjin ”Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës.

Për shkak të mos gjetjes së gjuhës së konsensusit mes opozitës dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi shtyrjen e votimit të kësaj çështje të rëndësishme për sesionin e ri parlamentar që nis në shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht kërkesës të LSI-së që Kuvendi të vijojë e të punojë, duke anuluar edhe pushimet deri në kalimin e këtij ngërçi që sipas tij dëmton rëndë sistemin e drejtësisë në vend. ”Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?