Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri -Ja kush votoi kundër “teknicienëve”

Kuvendi sapo miratoi ndryshimet në qeveri duke miratuar emrat teknikë të propozuar nga opozita. Konkretisht Kuvendi miratoi:

Me 2 vota  kundër (Blushi Hafizi), 119 pro, 1 abstenim – Për postin e zëvendëskryeministrit Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha” dhe aktualisht këshilltare e Presidentit.

117 vota pro, 7 abstenim dhe 4 kundër (Cela e Braho nga LSI, dhe Hafi e Blushi  nga LIBRA) -Për postin e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit, aktualisht me banim në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 116 vota pro, 3 abstenim, 2 kundër (Blushi e Hafizi) – Për Ministre e Financave, Helga Vukaj, drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me 106 vota pro, 3 kundër (Tavo nga LSI, dhe Blushi e Hafizi nga LIBRA) – Për Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i Partisë Demokratike.

Me 111 vota pro, 3 kundër, 3 abstenim – Për Ministër i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka folur në çadër gjatë protestës 3-mujore.

Me 118 vota pro, 3 kundër, 4 abst –Për  Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiri, kirurg, pedagog dhe ish-zv/rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë.

Me 118 vota pro dhe 3 kundër – Për Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?