Kuvendi publikon jetëshkrimin zyrtar të Gramoz Ruçit

Pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Gramoz Ruçit, faqja zyrtare e institucionit, Parlament.al ka publikuar jetëshkrimin zyrtar të Gramoz Ruçit.

JETËSHKRIMI ZYRTAR I GRAMOZ RUÇI

Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimtarinë politike:

Swiss Digital Mobile Reklama

 Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Që prej qershorit të vitit 1991 e deri në qershor të vitit 1996 Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së.

Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Që prej vitit 2016, Ruçi mban gjithashtu edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Zoti Ruçi, përfaqësues i Partisë Socialiste, është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në tetë legjislatura.

Të dhëna vetjake

Datëlindja: 6.12.1951

Vendlindja: Tepelenë

Edukimi: Instituti i Lartë Pedagogjik, Shkodër e Gjirokastër, dega

Bio-Kimi. Mbaruar provimet pasuniversitare.

Veprimtaria profesionale:

1971-1978: Arsimtar.

Veprimtaria politike:

1978-1991: nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.

1991 (shkurt-qershor): Ministër i Punëve të Brendshme.

1991(qershor) – 1996 (qershor): Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së

1996(qershor)-1997 (qershor): emigrant.

1998-1999: Sekretar Organizativ dhe Kryetar i Grupit të PS-së.

2010 në vazhdim: Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së.

Zgjedhur në:

Legjislatura: I, II, IV, V, VI, VII, VIII, IX

Qarku: Vlorë, Gjirokastër, Fier

Grupi dhe Komisionet Parlamentare:

Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Komisioni për Integrimin Europian, anëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?