KZAZ/Përplasje në të gjithë Shqipërinë. Policia hedh gaz lotsjellës
Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kërkesat për lirimin e KZAZ-ve janë zhvendosur edhe në Pogradec, Korçë, Bilisht, Gjirokastër, Kavajë, Kamëz, Burrel, Shkodër dhe Tropojë.
Në Pogradec ka pasur përplasje mes mbështetësve të opozitës, që janë vendosur përballë KZAZ nr,67 duke kërkuar me ngulm heqjen e materialeve zgjedhore. “Kërkojmë të largohen materialet nga KZAZ, është shkelje ligji. Nuk ka zgjedhje deri në vendosjen e një date tjetër per zgjedhjet. Nuk është legjitime”, tha ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu. Në zonën e Bilishtit, forca të shumta të policisë dhe forcat speciale kanë rrethuar, KZAZ 70, e cila është e hapur dhe vijon punën.
Në Burrel, në KZAZ-në numër 16 që ndodhet në Pallatin e Sportit, punonjësit e policisë bashkiake dhe qindra protestuest të opozitës kanë tentuar të mësyjnë brenda KZAZ-së. Policia e Rendit ka hedhur gaz lotsjellës. Situata është mjaft e tensionuar, ndërsa të pranishëm janë edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë nisur shoqërimet e para të personave më aktivë në këto situata. Mes tyre edhe kryetari i PD-se së Matit, Arjan Leka.
Lexoni edhe:
Incidente në Kamëz, shkak KZAZ-ja
Bashkia Gjirokastër kërkon të lirohen ambientet e KZAZ
Tension në Kavajë përpara KZAZ, protestuesit i vendosin afat Policisë
Kreu i LRI-Ramës: Kur të vdesë Rinia e Kavajës, mund të bëhesh si “babai” yt Enveri
Nxehen gjakrat, Bardhi paralajmëron Ramën: Fundi jot i tmerrshëm
Arrestimet në Tropojë, Berisha: Reprezalje hakmarrëse e Edi Ramës
Skrapar, policia dhe mbështetës të opozitës përplasen në KZAZ 66
Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Përplasje e ashpër edhe në Kukës
KOHA JONË SONDAZH

