LAJM I FUNDIT/ Kandidati i njohur i Partisë Demokratike dorëhiqet nga lista: Pse vendosa të largohem
Një prej emrave të njohur nga opinioni i gjerë publik në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, Sazan Guri ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Menjëherë pas publikimit të listës, ku ambientalisti Guri ishte renditur tek kandidatët për deputetë të Beratit, ai thotë se nuk e gjen veten. Sipas tij, në Shqipëri fati ende nuk vazhdon të jetë me njerëzit e dijes. Ai thotë se nuk mund të jetë në një vend me ata që e shohin parlamentin si vend për t’[i dhënë punë vetes dhe të rrisin bizneset.
STATUSI I SAZAN GURIT
Miq dhe dashamires,
Falënderimi im qëndron për te gjithë ju qe s’keni reshtur me dëshirën e mire për te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre çështjeve qe deri sot i kemi bere nga jashtë dhe neser e tutje mund t’i bënim nga brenda. Por, fati ne Shqipëri ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes. Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !
Me respekt
Sazan Guri
KOHA JONË SONDAZH

