Lajm i fundit/ Rama me “nxitim” dërgon në Presidencë emrat e ministrave të rinj

Menjëherë pas betimit në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka depozituar në Presidencë emrat e kabinetit të ri. Janë 14 emra përveç të kryeministrit që presin dekretimin nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hënën Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri.

PROPOZIMI I KRYEMINISTRIT

Z.Ilir Meta President i Republikës

Swiss Digital Desktop Reklama

Lënda: Propozim për përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe emërimin e ministrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti President,

Si kryeministër i emëruar, mbështetur në pikën 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Ju paraqes përbërjen e Këshillit të Ministrave dhe propozimet për emërimin e ministrave përkatës, si më poshtë vijon:

Z. Edi Rama- Kryeministër
Znj, Senida Mesi- Zëvëndëkryeministre;
Z. Ditmir Bushati- Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Olta Xhaçka- Ministre e Mbrojtjes;
Z. Fatmir Xhafaj- Ministër i Brendshëm
Z. Arben Ahmetaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
Z. Damian Gjinkuri- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Lindita Nikolla- Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
Znj. Etilda Gjonaj- Ministre e Drejtësisë;
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi- Ministre e Kulturës;
Z. Niko Peleshi- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Ogerta Manastirliu- Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale;
Z. Blendi Klosi- Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
Z. Pandeli Majko- Ministër i Shtetit për Diasporën;
Znj. Sonila Qato- Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Me respekt Kryeministri Edi Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?