LAJM I FUNDIT/ Rama nis nga puna, thërret deputetët në takim. Ja vendi dhe ora

Kryeministri Edi Rama pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit duket se ka nisur nga puna.

Ai ka thirrur një takim me deputetët në Kryeministri, ditën e hënë më 3 korrik. BalkanWeb mëson se takimi pritet të nisë rreth orës 11:00, ndërsa Rama ka kërkuar të mos ketë asnjë mungesë nga ana e tyre.

“Asnjë mungesë në takim nuk do mirëkuptohet”,- mësohet të ketë thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emrat e kabinetit “Rama 2”,

Swiss Digital Mobile Reklama

Konfirmimi i qartë i fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit (74 mandate) ia ka thjeshtuar së tepërmi kryeministrit, Edi Rama mundësinë për të nisur menjëherë nga puna për skicimin e kabinetit të ri qeveritar.

I shpallur “timonier” i vetëm, burime shumë pranë kreut të ekzekutivit pohojnë për “BalkanWeb” se ai tashmë e ka ndërtuar një listë paraprake me emrat e ministrave të rinj, ekip me të cilin ai do drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Referuar listës paraprake me emrat e ministrave, që po qarkullon në orët e fundit vihen re katapultime të forta të figurave qendrore të PS-së në kabinetin “Rama 2”.

Konkretisht mësohet se për pozicionin e ministrit të Financave, janë ngritur kuotat e Anastas Angjelit, i zgjedhur së fundmi deputet në Qarkun e Elbasanit dhe që rikthehet në të njëjtën detyrë që ka mbajtur para vitit 2005.

I shkarkuar nga detyra si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, mësohet se ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj rikthehet sërish në kabinetin qeveritar si ministër i Ekonomisë.

Ndërkohë që Milva Ikonomit, mësohet se do t’i besohet ministria e Energjitikës.

Për postin e ministrit të Brendshëm, kryeministri Rama e ka mbajtur fjalën për të rikthyer sërish në këtë detyrë Fatmir Xhafajn, të cilin u detyrua ta shkarkojë nga kjo detyrë pas marrëveshjes së 18 majit me Bashën.

Burimet pohojnë gjithashtu se ministria e Transportit, të cilin e drejtonte Sokol Dervishaj i LSI-së, do t’i besohet Damian Gjiknurit.

Një tjetër kapërcim interesant është edhe lëvizja e Ditmir Bushatit nga ministria e Punëve të Jashtme në atë të Integrimit, ndërsa tek “diplomacia” Rama, pohojnë burimet, kërkon me insistim një femër dhe emri më i lakuar për momentin në këtë detyrë ështe Olta Xhacka, e cila ka rritur ndjeshëm kuotat e saj me fitoren e bujshme në njësinë 3 në Tiranë. Por mësohet gjithashtu se kryeministri Rama po eksploron edhe mundësinë e përfshirjes së një kosovari nē Punët e Jashtme.

Dibrania Almira Xhembulla vlerësohet momentalisht si kandidatura më e përshtatshme për postin e ministres së Mjedisit, ndërsa Ogerta Manastirliu e gjen sërish veten në krye të Shëndetësisë, detyrë që nuk pati kohë ta ushtronte me “kohë të plotë” për shkak të paktit Rama-Basha.

Burimet shumë pranë kryeministrit Rama pohojnë se në kabinetin e tij qeveritar, Rama ka menduar edhe dy risi. Konkretisht raportohet se ai ka menduar të krijojë një ministri shtetit për Rajonin, në krye të së cilës pritet të shkojë Pandeli Majko. Si edhe mundësia që përbërja e kabinetit të ri të respektojë “kuotat gjinore”.

LISTA PARAPRAKE E KABINETIT “RAMA 2”

Edi Rama – Kryeministër

Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm

Anastas Angjeli – Ministër i Financave

Arben Ahmetaj – Ministër i Ekonomisë

Damian Gjiknuri – Ministër i Transporteve

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka – Ministre e Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati – Ministër i Integrimit

Almira Xhembulla – Ministre e Mjedisit

Pandeli Majko – Ministër Shteti për Rajonin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?