FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LAJMI I FUNDIT/ KQZ rrëzon kërkesën e PDIU për rinumërim të kutive në gjithë qarkun e Tiranës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PDIU për rinumërim të kutive në të gjithë qarkun e Tiranës. Kërkesa e PDIU për rinumërim u rrëzua me 6 vota pro nga KQZ, ndërsa përfaqësuesi i PS, Saliani tha se kërkesa e PDIU është e pabazuar në ligj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi sot 64 kuti votimi të Qarkut të Tiranës të kontestuara nga PDIU dhe Partia Socialiste, nga të cilat rezultoi se kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk i takon mandati i deputetit. Partia Socialiste arrin të ruajë mandatin e 18-të në Tiranë.

“Beteja” votë për votë në secilën kuti u zhvillua për shkak se PDIU pretendonte se e kishte fituar mandatin e Idrizit që ka humbur për 37 vota, por nga rinumërimi rezultoi se ai ka marrë 5 vota më shumë se në 25 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas përfaqësuesit ligjor të PDIU, Erion Manohasa numërimi i kutive ka vërtetuar pretendimet për deformim të votës dhe për këtë arsye depozitoi kërkesë në KQZ për rinumërim të gjithë kutive të Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?