FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajmi i parë i mediave serbe sot, vizita e kryeministrit shqiptar

Ndërkohë, gazeta “B92” shkruan se vizita e Ramës do të kishte qenë me pak dramatike në rast se nuk do kishte ndodhur ngjarja në stadiumin e Beogradit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

RTS, ndërsa jep axhendën e Kryeministrit Edi Rama, vë theksin tek deklaratat e Ramës e Vuçiç se incidentet gjatë lojës ishin”për të ardhur keq”, por se “nuk duhet” humbur mundësia për të punuar për ruajtjen e stabilitetin rajonal.”

Gazeta Danas vë në dukje heqjen nga axhenda e Ramës të takimit me Presidentin serb Tomislav Nikoliç. Po ashtu, sipas gazetës, edhe vizita në Preshevës ka ndryshuar. Rama në Preshevë nuk do të mbajë tubim, por vetëm një fjalim të shkurtër në një shtëpi lokale të kulturës, përveç takimit me udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës, thuhet në shkrimin e gazetës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?