Largimi nga KQZ, Denar Biba: Si ndryshimi i ‘kuajve në mes të lumit’
Kryetari në detyrë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka reaguar në Facebook, pak orë përpara shkarkimit të tij nga detyra dhe emërimit të Klement Zgurit, nga radhët e opozitës.
Biba ironizon marrëveshjen që e largon atë nga posti duke e cilësuar si “ndryshimi i kuajve në mes të lumit”.
“Sipas ligjit te Merfit, “nese dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem”.
Ja keshtu edhe ky “ndryshim kuajsh ne mes te lumit”, i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.
Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete”.
Dorëheqja nga posti i kryetarit të KQZ-së

KOHA JONË SONDAZH

