Largohet nga PD-ja? Bregu: Mesila më tha se është më e vështirë se të lësh burrin

Sot në ditën e Europës, për ish-Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, vlen si një refleksion i një analize nëse vendi ka plotësuar kushtet për tu anëtarësuar në BE. Në një status të gjatë në rrjetin social facebook, deputetja bëri një analizë të gjatë, ku nuk nguroi as të shkruante disa kritika për partinë e saj.

Në kuadër të ditës së Europës, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu sot ka qenë ftuar në një forum të UET-së, ku mes të tjerash ka folur edhe për largimin e saj të mundshëm nga PD-ja.

Bregu u shpreh e prerë se ajo do të qëndrojë në PD dhe se do të jetë gjithmonë pjesë e saj, duke përjashtuar në mënyrë kategorike hapjen e një partie të re, apo kalimin në një parti tjetër me gjithë kritikat ndaj kryetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kriticizmi i saj nisi që pas refuzimit që i bëri kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paketës së kompromisit të ofruar nga ndërkombëtarët apo siç quhet “paketa McAllister”. Bregu beson se me mospranimin e kësaj pakete, ku opozitës i ofrohej kreu i KQZ-së, shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshimi i 4 ministrave kyç në qeverinë e Ramës, ka humbur dhe shancin për të dalë nga Çadra e protestës ku është futur që më 18 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur në forumin dedikuar diskutimit  “Reformizmi vs Populizmi”, deputetja Bregu e kaloi situatën dhe pyetjet e shumta nga studentët mbi largmin e saj nga PD-ja, me një batutë. Sipas Bregut, kolegia e saj Mesila Doda, ish-deputete e PD-së, që tani është e PDIU-së, i ka rrëfyer se si është të ndahesh nga partia. “Mesila më thoshte se është më e vështirë të lësh partinë se sa burrin”, mësohet të ketë thënë Majlinda Bregu.

Lufta brenda PD-së

“Nuk është fundi që të mos jesh dakord me kryetarin. S’jam as e para, e as e fundit. Ka patur raste të shumta. Dikush e ka gjetur, dikush ka ikur si Blushi për shembull nga PS. Por unë vazhdoj që të mendoj e them se politika është institucionale. Bëhet në institucione revolucioni. Unë kam hyrë në politikë duke besuar që politika, pushteti, Parlamenti janë institucione”- tha ajo duke argumentuar zërin e saj kritik brenda partisë.

Gabimet e Bashës

Majlinda Bregu tha se e kishte vlerësuar dhe mbështetur çadrën e opozitës në bulevard, përveç turnit të tretë, por që pas ofertës së refuzuar për një marrëveshje me mazhorancën, sipas saj ajo e kishte humbur rolin që kishte.

“Për mua refuzimi i asaj marrëveshjeje ishte një gafë shumë e madhe politike sepse nga asnjë marrëveshje nuk do të marrësh dot 100%. Nëse do të ketë një marrëveshje dhe një paketë asnjërë nuk do të dalë 100% i fituar”,-u shpreh Bregu.

Ajo e cilësoi si një gabim të madh dhe bojkotin e Kuvendit dhe mos votimin e Vettingut nga ana e PD-së. Bregu tha gjithashtu se çadra nuk e zëvendëson parlamentin, ndërsa shtoi se bojkoti i zgjedhjeve i opozitës u mor pa u konsultuar me strukturat dhe pa pyetur votuesit e Partisë Demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?