FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largohet nga politika? Topalli rrëfen se kujt nga familja i lë “stafetën”(VIDEO)

Politika është në ditët më të vështira. Me marrëveshje, zgjedhjet e zhvendosura për më 25 qershor, lista, deputetë të pakënaqur apo dhe aleatë që rrezikojnë të humbasin, për publikun Jozefina Topalli vjen ndryshe, pasi prej kohësh po i qëndron larg jetës politike të momentit.

Siç rrallë herë e kemi parë në media, Topalli rrëfen “largimin” nga politika, kjo në aspektin e aktivizimit pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë tek familjes, siç edhe shprehet se për shumë vite e ka lënë në vend të dytë.

E cilësuar si “Zonja e Hekurt”, Jozefina Topalli rrëfen për “In Tv”, se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 1996. “Në atë kohë, Sali Berisha çoi në shtëpi xhaxhain e burrit që punonte në Presidencë, o do pranojë, o nuk kishte! Përfundimisht, më erdhi turp nga vetja, që të thoja jo. Okej thashë, pranova dhe nuk po kuptoja, se ku po hyja dhe ku do dilja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topalli rrëfen arsyen se përse është distancuar nga jeta politike e momentit. “Kur në 2013-ën ikëm nga pushteti, djali ishte 18 vjeç dhe deri në moshën 18 vjeç, ai e ka pasur mamanë të munguar. Këto vite kam ndenjur më shumë me të”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fëmijët e ndjekin gjithmonë në aktivitetin politik por kush ka më shumë premisa të jetë pjesë e politikës? Jozefina Topalli tregon se i dhënë pas politikës, është i biri, edhe pse ajo e këshillon të shoh studimet, pasi me politikë merret vetë ajo.

“Djali vazhdon studimet. Ai është më shumë për politikë. Ai e ndjek çdo sekondë politikën, saqë i them mos humb kohë! Ti vazhdo studimet e tua, se për këtë punë jam unë këtu”.

Topalli ka qenë kritike e vendimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha që për tre muaj hapi çadrën e “Lirisë”, organizoi dy protesta të fuqishme në shesh dhe në fund arriti një marrëveshje që siguron pjesëmarrjen e PD-së dhe aleatëve në zgjedhje.

Në 90 ditë qëndrim në çadër, grupi parlamenar nuk ka qenë i plotë në çadër, në të cilën ish-kryetarja e parlamentit pjesëmarrjet i pati të rralla. Edhe me deklarata politike e qëndrime, Topalli ka qenë e rezervuar.

R.Sh

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=8-wWSXTUUkQ” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?