FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lazimi: Po zhvillohen kontrolle në Postë për të motivuar shkarkimin tim, pasi ende sot është i pamotivuar

Ish-drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News tha se shkarkimi i tij është i pamotivuar se tani po zhvillohen kontrolle në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës për të motivuar shkarkimin.

Pjesë nga deklarata:

Lazimi: Kam përshtypjen se marrëveshja e luftës me pambuk mes PD dhe PS përfundoi me një marrëveshje mbi ligjin. Disa ministra teknikë apo politikë mendojnë se janë mbi ligjin. Rasti im ishte flagrant. Sot e kësaj dite nuk kam marrë asnjë motivacion të shkruar. Fatkeqësisht të premten u aludua për përfshirjen time në fushatë. Të hënën u tha nuk është çështje fushate. Shpresoj ta gjejmë brenda javës. Sot që po flasim ka filluar një kontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Postës për t’i paraprirë një urdhri të javës së shkarkuar. Një person hiqet nga detyra pa asnjë argumentim ligjor dhe tani me sa duket po bëjnë gati fakte fiktive për të thënë që para një jave kishim të drejtë që e shkarkuam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulçe: Ka arsye të shqetësohesh?

Swiss Digital Mobile Reklama

Lazimi: Jo absolutisht! Kam ndjekur rrugën ligjore. Administrata shtetërore është e terrorizuar. Në 8 pa 5 gjithë punonjësit rrinë tek dera. Është një klimë tensioni.

Sulçe: Ju keni marrë një post politik?

Lazimi: Në asnjë rast punën time në këto tre vite nuk e kam përzier pozicionin tim pubik. Unë kam bërë një padi në Gjykatën Administrative dhe në një herë të dytë do të bëj një padi për sa i përket shpërblimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?