Le Pen reagon pas humbjes së zgjedhjeve: E respektoj verdiktin e kutisë së votimit

“Rezultati është ende një fitore për partinë tonë. E respektoj verdiktin e kutisë së votimit. Do të vazhdoj luftën në politikën franceze,”- tha Le Pen.

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një epërsi komode në zgjedhjet e së dielës, sipas parashikimeve të hershme nga katër sondazhe, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.
Parashikimet e para nga kompanitë e sondazheve Ifop, Elabe, Opinionway dhe Ipsos tregojnë se zoti Macron siguroi 57-58 % të votave. Përpara votimit, sondazhet tregonin se Presidenti francez do të fitonte me 56%.
Zonja Le Pen pranoi humbjen por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

“Francezët treguan sot një dëshirë për një kundërpeshë të fortë ndaj Emmanuel Macronit, për një opozitë që të vazhdojë t’i mbrojë ata,” u tha ajo përkrahësve pasi dolë parashikimet e hershme që tregonin se ajo kishte humbur zgjedhjet.

Nëse parashikimet konfirmohen nga rezultatet zyrtare, Presidenti Macron do të jetë presidenti i parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë, që pas Zhak Shirakut në vitin 2002. Por ai do të përballet me një vend të ndarë dhe me një betejë për të ruajtur shumicën e tij parlamentare në zgjedhjet legjislative në qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sondazhet e ditëve të fundit kishin treguar se zoti Macron kishte një epërsi të ndjeshme dhe në rritje, ndërsa analistët kishin thënë se zonja Le Pen – pavarësisht përpjekjeve për të zbutur imazhin e saj dhe për të ulur tonin e disa prej politikave të partisë së saj, mbetej e papreferueshme për shumë votues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?