Lefter Koka ka një mesazh për “Timonierin”. I kujton Ramës zgjedhjet e vitit 2009

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar sot lidhur me disa raportime mediatike kundër institucionit që ai drejton. Koka sqaron se institucioni i Ministrisë së Mjedisit ka punuar me përkushtim dhe nuk ka bërë aleanca kundër qytetarëve.

Në mesazhin e tij në Facebook, Ministri Koka i kujton Edi Ramës dhe vitin 2009. Edhe pse Ministri nuk e sqaron se çfarë i ka thënë Edi Ramës, kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2009 ishin votat e LSI-së ato që përcaktuan qeverisjen e re.

Mesazhi i plotë i Lefter Kokës në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga portalet e “Timonierit” u njoha sot me “protesten” e banoreve te Borshit, per pseudomarreveshjen e Ministrise se Mjedisit dhe Bashkise Delvine per t’iu “rrembyer” banoreve malin, pyllin & kulloten!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kohen kur une si Minister Mjedisi propozova transferimin 100% te pyjeve te pushteti vendor, me qellimin e vetem per t’i sjelle ato sa me prane perdoruesit tradicional e fuqizuar ekonomikisht Bashkite e popullaten me kete aset te vyer ekonomik, “Timonieri” habitej se si UNE kisha ne vizionin tim Decentralizimin, se si UNE kerkoja te transferoja e t’i hiqja vetes pushtet, pasi qasja e Kryeministrit eshte Centralizimi i plote i pushteteve

Ne keto 4 vite si Minister Mjedisi kam punuar me perkushtim, qe brezat e ardhshem te jetojne ne nje mjedis te ndryshem nga ai qe trasheguam fale papergjegjshmerise per me shume se 2 dekada.

Ne asnje rast UNE, Forca Politike LSI, kolege te mi Ministra te kesaj force politike qe ne perfaqesojme , nuk mund asesi te benim ne 4 vite qeverisje , aleance kundra qytetareve; ate cka “Timonieri” beri per plot 4 vite me rradhe , duke u perpjekur te verboje qytetaret me shkelqimin e rreme te fasades e propagandes.

Shqiptaret do te ndeshkojne me vote ne 25 Qershor arrogancen, makuterine, hajduterine dhe mashtrimin

Ne fund, dua te te rikujtoj serish vitin 2009, sic bera disa dite me pare, ndaj te ftoj te reflektosh , pasi kete here ndryshe nga atehere, nuk do te ta bej favorin te ta them c’te pret. #LSIForceePare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?