Lefter Koka: LSI forcë e konsoliduar, ndryshe nga 2 partitë tradicionale
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, njëkohësisht kandidati që kryeson listën e deputetëve për Qarkun e Durrësit, të Lëvizja Socialiste për Integrim, Durrës zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të lagjes 5, Durrës, në takimin prezantues me banorët e kësaj zone. Ai shoqërohej nga disa kandidatë për deputet qarku Durrës, Arb Shtylla, Xhojana Gjineci , Firdoza Izvira, dhe Arben Qato .
Gjatë fjalës së tij, Koka, vlerësoi rolin e madhe të forumit rinor LRI, si dhe rolin e konsoliduar që sot LSI ka bnë mbarë vendin.
“Sot LSI është një forcë shumë më e konsoliduar ndryshe nga dy forcat e mëdha politike me të cilat jemi mësuar që janë vetëm ato dy forca tradicionale të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në këto 25 vite në politikën shqiptare. Sot LSI është ndoshta e barabartë në përqindje votuesish, por ka një ndryshim në filozofi dhe në mënyrën sesi administron veten dhe mënyrën sesi kërkon të administrojë vendin dhe qytetin”, ka pohuar Lefter Koka.
Më tej Koka u tha banorëve se Durrësi ka shumë akoma për të bërë ashtu sic ka edhe gjithë Shqipëria, pasi ka nevojë për mirëadministrim.
“Duhet domosdoshmërisht që zëri i kësaj force politike të dëgjohet dhe të bëhet protagonist qoftë për të penguar gjëra të cilat dëmtojnë të ardhmen e qytetit, qoftë edhe për dhënë ide, për të ndërtuar gjëra të reja të cilat mund të shërbejnë këtij qyteti .Unë besoj që kemi vite që rrimë në stanjacion . Nuk e di sa kohë ka që po të dal nëpër Durrës, shoh të njëjtat lagje, të njëjtat rrugë, por thjesht të amortizuara. Do të thotë se dicka mungon e dicka nuk shkon . Një planifikim më të drejtë sesi të adminstrohet qyteti nuk ka patur dhe nuk ka”, është shprehur Lefter Koka.
Ndërkohë, kreu I forumit të LRI Durrës, Arb Shtylla, ka pohuar para banorëve të lagjes 5, se LSI I ka të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë në zgjedhjet e 18 qershorit.
“Ne padyshim do të jemi forcë fituese dhe drejtuese e datës 18 qershor. Kërkojmë që filozofia e forcës sonë politike të marrë në dorë fatet e qytetit ku jetojmë. Unë do të kërkoja mbështjeten e të gjithëve ju, e të gjithë rinisë durrsake dhe vetëm të gjithë së bashku mund të punojmë dhe t’ia arrijmë qëllimit”, është shprehur Arb Shtylla.
Nga ana e tyre banorët e lagjes 5 shprehën shqetësimin lidhur me problemet infrastrukturore që kjo zonë vuan, si pasojë e keqmenaxhimit përgjatë viteve të fundit.
KOHA JONË SONDAZH

