Lefter Koka: Qëllimi ynë ishte ta gjelbëronim Shqipërinë me pyje, jo me kanabis
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, kandidati që kryeson listën për Qarkun e Durrësit, ju drejtua ditën e djeshme Lagjes 2, Durrës në takimin prezantues me banorët e kësaj zone. Ai shoqërohej nga disa kandidatë për deputet qarku Durrës, Nora Malaj, Arb Shtylla, Edlira Hyseni , Firdoza Izvira, Eneo Hasa dhe Arjola Koçi.
Lefter Koka u ndal në disa nga shqetësimet e përditshme për durrësakët duke theksuar se ai cdo herë dhe në çdo kohë ka pasur qëllimin të përfaqësoj denjësisht qytetin e tij.
“Ajo që kam bërë me shpirt, qoftë në drejtimin e Bashkisë Durrës qoftë në Ministri sot, ka qenë të përfaqësoj denjësisht Durrësin në kabinetin qeveritar . Qysh ditën e parë që kam marr detyrën si Ministër Mjedisi kam thënë “Është Ministri që bën Ministrinë dhe jo Ministria Ministrin”
Ai u ndal te gjërat ndryshe që duhet të ishin bërë në durrës, për të dhënë një impakt më të drejtëpërdrejtë qoftë për ekonominë e qytetit qoftë për impaktin në jetën e cdo qytetari. “Ne jemi atraktivë si qytet bregdetar pikërisht se kemi këto vlera arkelologjike se kemi një zone turistike e nuk mundemi ta konsiderojmë dhe zonën tradicionale të, si zonë urbane. Ju siguroj se, arkitetkura dhe vullneti sot mund të bejne gjithshka dhe ta transformojnë ate golf të Durrësit, me disa ndërhyrje që bëjnë shumë më pak para, se këto që po shpenzohen sot, shndërrimin në një zone turistike elitare”: – vijoi ai.
“Turizmi patriotik në Durrës do vinte një ditë që dikur do të dështonte, dhe pikërisht ajo zonë e konsideruar e atillë, sot po shkon drejt rrënimit, e t’i rikthesh turistët nesër në Durres kërkon punë shumë më të madhe. Ta bësh jetën e qytetarit me më pak stres, kjo është detyrë funksionale e cdo të zgjedhuri vendor apo qëndror”
“Aktorë të rëndësishëm të forcës sonë politike si dhe Ministrat tanë, kanë ngritur publikisht shqetësimin e kultivimit të hashashit. Nuk ishte misioni ynë të gjlebëronim Shqipërinë në këtë mënyrë. Misioni ynë ishtë ta gjelbëronim Shqipërinë me pyje”
Ministri Koka u ndal dhe në situatën politike , të cilën e konsideroi absurd dhe sot kemi situatën e një opozite të friksuar, duke u shprehur se në zgjedhjet e 18 qershorit do të dëshirontë të shihte cdo aktor në lojë.
Ai theksoi se është shumë e rëndësishme, veçanërisht për të personalisht që LSI sot hyn e vetme në zgjedhje. “Kjo është ajo që gjithmonë kam dëshiruar, që ne të dalim të vetëm në zgjedhje. Që unë të përballesha nën logon e LSI me këdo forcë politike në Durrës”
Arb Shtylla, Kryetari i LRI Durrës dhe njëherazi kandidat për deputet Qarku Durrës në fjalën e tij kërkoi nga qytetarët durrsakë të reagojnë pasi trashëgimia kulturore e qytetit nuk mund të shkatërrohet cdo ditë në mes të ditës. Në fjalën e tij ai tha: – “Ata po e rrënojnë zemrën e qytetit, po harrojnë historinë, po shkatërrojnë me beton Dyrrahun e lashtë, Dyrrahun tonë. Koha dhe vetë ju, kërkojnë të marrim në dorë fatet e qytetit tonë”
Në fund të këtij takimi, Koka garantoi se ekipi i 14 kandidatëve për Deputet të Qarkut Durrës ka aftësinë të bëjnë gjërat ndryshe, ndaj Durrësi duhet të prezantohet në parlament me disa zëra për të marrë vendimet e rëndësishme për të ardhmen e Durrësit
KOHA JONË SONDAZH

