Lefter Koka: Realiteti nuk është ai që serviret në media

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, njëherazi dhe kandidati që kryeson listën për deputetë të LSI në Durrës, është ndalur në një takim me banorë të lagjes 8. I shoqëruar dhe nga një pjesë e ekipit përfaqësues në listë, Koka, fillimisht ka bërë prezantimin e disa prej kandidatëve, Arb Shtylla, Firdoza Izvira, Arben Qato, Xhojana Gjineci dhe Skerdi Bello.

Lefter Koka, u ka thënë banorëve se qytetarëve po kërkohet tu tërhiqet vëmendje nëpërmjet surreales që sërviret në media. “Sot rëndom po ndodh një fenomen,  që ashtu si dhe para viteve ’90,  kur shihnim vetëm tvsh, dhe cdo lloj manipulimi thonim e ka thënë mbrëmë televizioni dhe ishte e vërteta më e madhë.  Dhe po na ndodh sot një fenomen tjetër që vëmendjen e qytetarëve mund ta tërheqin nëpërmjet dezinformimit. Kjo të vë përballë një vështirësie, por e mendoj të dëmshme për shoqërinë. Një qytet i madh, një qark kaq i madh si Durrësi, kërkon njerëz që ti shërbejnë qytetitit dhe qytetarëve me devotshmëri. Në paralament jam përfaqësuar pothuajse i vetëm, sepse deputetët aktualë të parlamentit,  të të gjitha forcave politike, nuk ishin  nga Durrësi, nuk është normale që një njeri që e njeh një qytet një herë në 4 vjet, nuk është sensitive, i ndjeshëm për ti shërbyer atij qyteti”, tha Lefter Koka.

Më tej Koka u ndal dhe në shëndrrimin që u ndodh kandidatëve për deputetë, kur vjen periudha e fushatës elektorale, duke u shprehur se “Ajo që ndodh shpesh me ne politikanët , kur vjen momenti për të marrë votën, bëhen si ëngjëjt, të edukuar të përgjigjen  në telefon dhe në moment që përfundon votimi ata janë bërë më të zgjuar apo të pasur dhe kjo nuk është mënyra e komunikimit dhe kjo është dallimi që ne duam të bëjmë midis forcave politike apo individëve. Jam I bindur për verdiktin që do të japin qyetarët për forcën politike që unë përfaqësoj. Sepse vij me një eksperiencë, me disa prova, kur kam marrë vlerësimin apo ndëshkimin nga qytetarët e Durrësit. Unë sot do doja të isha këtu pranë jush, për tju thënë që ky ekip do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Durrësit, sepse kanë vullnetin, formimin për ti shrbyer këtij qyeti. Është një bashkjetesë e bukur mes të ardhurve dhe durrsakëve, këtu në Durrës, kjo ka qenë një zonë kur unë kam kaluar një pjesë të jetës sime, bënim stërvitje, njoh cdo banor. Ka qenë një lagje shumë bujare, jeni shtuar dhe kjo është me të vërtetë dhe e ka dhënë frytin e saj”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Koka, më tej tha para banorëve të lagjes 8 të Durrësit,  se aktualisht kërkohet një lëvizje e madhe politike që qytetarët të mos jenë më pesimistë . “Sot mendoj që kërkohet për të bërë një lëvizje shumë të madhe,  sepse politika në vetvete është bërë shumë konfliktuale. Është bërë segmente të saj,  kanë një lloj propotence dhe moskomunikimi me njerëzit. Parë nga një këndvështrim, të bëhesh pesimist thua: “ e gjithë politika nuk vlen”, po asnjë vend nuk funksionon pa politikë, doni apo jo një zgjedhje duhet bërë. Nëse bëhet zgjedhja e duhur, ju garantoj që do të bëhet shumë më ndryshe, për vendin sepse gjërat nuk janë të vështira. Ne kemi sot vende fqinjë, apo europiane, vizat janë liberalizuardhe mund të dalim e  mund të shohim, ne na takon të kopjojmë mirë, nëse nuk dimë dhe të kopjojmë, apo kopjojmë keq tregon që po e bëjmë të qëllimtë”, e përfundoi fjalën e tij, Lefter Koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kreu I LRI Durrës, Arbi Shtylla, kandidat për deputet, u shpreh se “Sot shumë të rinj e të reja, të arsimuar, punojnë në vende pune të cilat nuk kanë fare lidhje me formimin e tyre arsimor. Ndihem i keqardhur kur shikoj që zgjidhja për shumë të rinj të qytetit tim është largimi nga ky vend. Ti ofromjë këtij qyteti një të ardhme më të mirë dhe ti ofrojmë më të mirën tone”.

Ndërsa banorët kërkuan që tu plotësohen kushtet minimale të jetesës, kryesisht punësim dhe infrastrukturë më të mirë për zonën dhe qytetin ku jetojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?