Lefter Koka sulmon Vangjush Dakon

Koka: Bashkia ka 30 mln dollarë buxhet  mund të bëje një ekonomi më kualitative, një shpërndarje, me e mirë. Ne kemi zona sot që janë akoma zona periferike edhe pse lagje te Durrësit, fjetore, sepse mungon  gjithçka

 Në vijim të takimeve me banorë të Durrësit, Ministri I Mjedisit, Lefter Koka është ndalur në lagjen 6 të qytetit. I shoqëruar nga një pjesë e kandidatëve të LSI në Durrës. Koka tha para banorëve se, ka ikur koha e emërimeve të kandidatëve nga qyteteve të ndryshme për tu bërë deputetë në Durrës, por ata duhet të jenë njerëz që jetojnë së bashku me komunitetin nga ata zgjidhen.  “Unë nuk e di nëse dikush nga ju në katër vite, ka mundur të takojë një deputet të cilin e votoi në 2013, ndarja në sistem proporcional  ka bërë që liderat politikë të  emërojnë njerëz  në politikë dhe jo të zgjedhin. Nëse je përfaqësues i një force të madhe politike, të atyre dy forcave tradicionale  politike, sot mund të emërohesh dhe mund të jesh nga cilido qytet i Shqipërisë, mund të caktohesh në një qytet tjetër, të zgjidhesh deputet dhe të kesh vetëm një muaj punë me qytetin që të voton. Ajo që ne kemi kërkuar, sepse në fund fare nuk është vetëm ligji ai që dikton sot njerëzit,  është dhe morali. Ne kemi në listën tonë ata që janë banorë të Durrësit, Krujës, Manzës të Shijakut, të rinj dhe të reja që janë pjesë e kësaj force politike. Janë të rinj që aspirojnë , kanë dhënë një kotribut të jashtëzakonshëm në këtë forcë politike, dhe unë do dëshiroja shumë të mernim besimin tuaj, të marim besimin tuaj sepse janë të rinj që premtojnë”, tha Lefter Koka.

Në bashëbisedimin e tij me banorët e lagjes 6 të Durrësit, Lefter Koka tha se, : “Kjo është politika, qeveria, parlamenti bëjnë politika ekonomike, sociale. Është për të ardhur keq që për rreth 1000 familje në Durrës  në Bashkinë e vjetër të Durrësit, janë familje që jetojnë me ndihmë sociale, prej 60 mijë të vjetrash, për një familje është një lëmoshë. Do të ishte më dinjitoze që të bëheshin politika të atilla që këta njerëz të integroheshin dhe të punonin për të patur një pagë minimale për të jetuar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 Koka e ka quajtur retorikë boshe të ashtuquajturën rritje eonomike, pasi gjendja ekonomike e qytetarëve e vërteton të kundërtën dhe u shpreh se:- “Ata njerëz janë këtu përreth nesh dhe kanë këtë vuajtje këtë varfëri, dhe nëse dalim ti flasim ti bëjmë retorikë, ti themi është rritur ekonomia dhe jemi shumë mirë kjo është fyerje, që nuk mund tja bësh dot qytetarëve, e cila kërkon të jesh I përgjegjshëm, nëse mer këtë funksion duhet ti shërbesh me devotshmëri qytetarëve, dhe në fund  të ditës ta konsiderosh veten misionar. Ne jemi, kalimtarë në politikë dhe ajo që duhet të na karakterizojë është që mos ndryshimi”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u ndal dhe të buxheti i Bashkisë së Durrësit, e cila, tha Koka, e ka mundësinë që të përkthejë në investime në të mirë të qytetarëve të saj “Si mund të bëhemi ne vendi më i varfër në rajon dhe më krahët e punës më të lirë, ku produktet më të shtrenjta, shërbimet më të shtrenjta ?  Kur ndodhin gjërat ne heshtim dhe kur dëmet bëhen nuk rikuperohen më.  Unë kam qënë kundër dhe disa taksave që ka paguar qyteti I Durrësit. Sot bashkia ka 30 mln dollarë për të investuar dhe unë mendoj që mund të bëje një ekonomi më kualitative, një shpërndarje, me e mirë. Ne kemi zona sot që janë akoma zona periferike, fjetore, sepse mungo gjithçka.”.

Ndërkohë, kandidatja e LSI në Durrës, Nora Malaj tha se “në sfidat e jetës dashurinë për njerëzit,mirënjohja dhe përgjegjësia për pozicionin që mbajmë na bëjnë që të jemi pjesë e zgjidhjes. Nuk është e thjeshtë të meresh me poltikë dhe të jesh grua, nënë dhe të edukosh fëmijë ka ardhur momenti që japësh njerëzve shansin që të jenë zëri I problemve të tyre”

Pjesë ë bashkëbisedimit me banorët e lagjes 6 në Durrësit, ishin dhe disa prej kandidatëve të LSI , Xhojana Gjineci, Eneo Hasa, Arbi Shtylla dhe Ferdoza Izvira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?