Lefter Maliqi: Jam gati të djeg mandatin
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi në një lidhje telefonike në “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se deputetët e kuvendit sot janë kukulla të qeverisë, ndërsa thkeosi se është gati të djeg mandatin nëse kryeministri Edi Rama nuk reflekton për situatën politike.
Maliqi: Që në fillimim kur vajta në parlament për herë të dytë, qoftë edhe nga deputetët me mandat që ishin aty, por edhe ata të tjera që pranuan, një pjesë e tyre janë thuajse kukulla të mazhorancës dhe pavarësisht ftesës që mu bë për të qenë pjesë e opozitës së re, listës së deputetëve të pavariar, apo edhe të pavaruar, apo edhe deputetë të qeverisë duke më thënë se e ke vendin këtu , të gjithëve i jam kundërpërgjigjur se unë jam këtu dhe përfaqësoj ata banorë demokratë dhe socialistë dhe do të jemë zëri i tyre. Dhe ju e keni dëgjuar në Parlament që unë bëra edhe nëj interpelancë për problemin e burgjeve shantazhimin në administratë, krimin, po kështu kam kërkuar edhe interpelancë të shpejtë me kryeministrin për situatën politike në vend dhe përgjegjësinë që do ta mbajë ai për shkak të një konflikti që pritet në 30 qershor nëse do ta kalojë në zgjedhje dhe unë jam drejt djegies së mandatit shumë shpejt nëse pas interpelancës sime kryeministri nuk do të reagojë. Nëse mandati im i shërben zgjidhjes së krizës unë që nesër e djeg mandatin.
KOHA JONË SONDAZH

