Lefter Maliqi: Opozita në Kuvend dhe 5 deputetë të PS nuk votojnë shkarkimin e Metës

Deputeti Lefter Maliqi shpreh bindjen se shumica e deputetëve të opozitës në Kuvend nuk do të votojnë mocionin e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Duke folur jashtë Komisionit të Sigurisë, Maliqi tha se kjo është një marrëzi e mazhorancës, teksa deklaroi se PS do të ketë rrjedhje të votave edhe nga radhët e saj.

“Edhe sot te Komisioni i Sigurisë Kombëtare ishte një qetësi absolute, e kanë mendjen te kjo marrëzi e fundit e mazhorancës të cilët kërkojnë me një rezolutë tip mocioni, të shkarkojnë Presidentin, gjë që nuk do të ndodhë. Propozimi dhe nëse votohet me 94 vota që jam i bindur që nuk do të votohet. Janë mbi 5 deputetë të PS që nuk do të votojnë shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë që janë dhe pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nga kontaktet e mia që nuk votojnë shkarkimin e Presidentit pavarësisht nga lëvizjet e fundit që po bën mazhoranca për të kapur deputetët e opozitës së re por edhe ata që dyshohen me shenja pikësimi. Do të kërkoj të jem vetë në Komision. Dje dhe sot është ditë e qetë për gjithë shqiptarët dhe socialistët e ndershëm”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me zhvillimet e fundit, Maliqi tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Ajo që po bën PS me Metën është marrëzi. 5 deputetë të PS nuk votojë as rezolutë dhe as shkarkim. Nga kontaktet që kam edhe pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk votojnë”,- tha Maliqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?