Lënda djegëse në mitingu elektoral, Basha e 100 mbështetës të PD përfundojnë në spital

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe disa militantë të kësaj partie kanë pësuar irritime në sy gjatë mitingut të djeshëm në hapje të fushatës elektorale.

Burime për Ora News bëjnë me dije se pjesëmarrësit kanë pasur probleme me shikimin si dhe ënjtje në fytyrë.

Në spital ka përfunduar edhe kreu i PD-së, i cili sipas burimeve të Ora News ka marrë mjekim mëngjesin e sotëm. Dyshohet se shkak i situatës është bërë hedhja e lëndëve djegëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas burimeve, rreth 100 persona kanë marrë trajtim mjekësor, pesë prej të cilëve janë shtruar në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për rastin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?