Lënia jashtë listës së PD, ish-anëtari i KLD: Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për modelin Topalli
Ish-këshilltari i Jozefina Topallit, Lulzim Lelçaj në kohën kur ajo ishte kryetare Kuvendi ka një mesazh për të, referuar faktit që ajo mbeti jashtë listave të PD për kandidate për deputete.
Lelçaj, që ka qenë edhe anëtar i KLD-së shkruan se Topalli nuk u propozua si deputete edhe pse Shqipëria ka më hsumë nevojë për të. Ai flet me elozhe për ish-kryetaren e Parlamentit, të cilën e quan politikane e shtetare dinjitoze.
STATUSI I LELÇAJT
Jozefina Topalli nuk u propozua si deputete megjithëse Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për modelin -Jozefine.
Politikane e shtetare dinjitoze që mbron parimet tek të cilat beson;
që punon për çdo shqiptar pavarësisht përkatësisë;
që nuk ndalet prej frikës e kërcënimeve;
që nuk pranon meskinitetet;
që thotë vetëm atë që besonte.
Jozefina as nuk shitet e nuk shet; nuk blihet e nuk blen!
Kam patur fatin të jem i përzgjedhur ndër bashkëpunëtoret (profesionalë) e tu.
Të faleminderit me gjithë zemër!
KOHA JONË SONDAZH

