Letra e Hahn: Deputetja e PD-së: Pohim, urdhër, ultimatum apo verdict?

Një ditë përpara protestës së opozitës, deputetja e PD-së, Eleina Qirici, deklaron se nesër do të “rrëzohet me forcën e bashkimit republika e vjetër e korrupsionit”. A do të jetë një protestë me trazira apo paqësore? Për PD do jetë paqësore. Kjo pyetje gjeti hapërisë dhe në letrën e Komisionerit Johannes Hahn, për Shqiptarët. Thirrja për “veprime” që minon të drejtën e çdo qytetari për të votuar, është mesazhi që Hahn e drejtoi tek PD-ja. E pyetur nga “Koha Jonë”, si e komenton këtë shqetësim të z.Hahn se nesër mund të ketë trazira, Qiriçi pohon se nuk mund të ketë dhunë. “Protesta do të jetë madhështore, paqësore, demokratike, shqiptare”.

z.Hahn pohoi se zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës, ku kërkon të PD të mos pengojë shqiptarët që të votojnë. Si e komentoni?

Nëse ky është vërtet citim literal i Komisionerit Hahn, që zgjedhjet pra “…do të zhvillohen pa pjesëmmarjen e partive kryesore të opozitës..”, atëherë Komisionieri pohon se: * Opozita dhe partitë kryesore të saj janë në konsensus mendimi e veprimi politik dhe elektoral; * Ne jemi partitë e opozitë, e për rrjedhojë opozitë tjetër nuk ka. E nuk mund të ketë pasi opozitat nuk janë “krijesa” të formëzuara në kushte laboratorike, nuk janë as pjesë ofiçinash politike, ku krijohen dhe përshtaten pjesë që mund t’i montohen “makinës” së garës elektorale (në moment amoku politik), apo edhe më pas sistemit pluralist multipartiak. Forma siç po më parashtrohet deklarata e Komisionerit Hahn nuk e di nëse është pohim, urdhër, ultimatum, verdikt! Por më mbetet të përsëris historinë dhe të them se Partia Demokratike është struktura politike opozitare më e madhe në Shqipëri, të cilën e themeluan shqiptarët dhe e votuan, duke shënuar rrëzimin e monizmit dhe klijimin e sistemit pluralist dhe ekonominë e tregut të lirë. Partia Demokratike është institucion, por mbi të gjitha është Bashkësi Shqiptarësh që ndajnë të njëjtat ideologji politike, sociale, ekonomike dhe që kanë zgjedhur të përfaqësojnë interesat e tyre atdhetare, politikat e tyre qeverisëse mes Partisë së tyre Demokratike. Partia Demokratike është duke mbështetur shqiptarët për vote të lirë dhe duke penguar votëblerësit apo blerësit e vullnetit të popullit me paratë e pista të trafikut, krimit dhe korrupsionit, që t’ua zhbëjnë atyre vullnetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu është shprehur se dënon me forcë çdo deklaratë që bën thirrje për “veprime” që minon të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Si e keni lexuar atë deklaratë por mbi të gjitha si e komentoni?

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike është sot Prometeu i luftës kundër veprimeve që minojnë lirinë e qytetarit të votojë. Pikërisht për këtë jemi të gjithë në këmbë, për mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë dhe që vota të mos jetë “plaçkë” tregu, por vullnet i lirë qeverisës. Nuk mund të bëj më shumë komente për këtë deklaratë, por i kujtoj Komisionerit Hahn, i cili mbështeti Ligjin e Dekriminalizimit, se me qindra drejtues dhe punonjës me rekorde kriminale, apo subjekt i këtij ligji, janë ende në drejtim dhe pjesë e strukturave të larta të shtetit, si dhe kupola e administrates publike. A mund të shkohet me këta në zgjedhje? A do të pranonte Komisioneri Hahn që administrata në Austri të kishte të tillë individë? A do të ishte i qetë? Po i sigurtë që vullneti i tij nuk do të tjetërsohej, a do të ishte? Po si mund ta çojë kjo qeverisje Shqipërinë në zgjedhje, a i është thelluar ndonjëherë Komisioneri kësaj analize? Dyshoj në disinformim, ose në informacion të cunguar dhe larg realitetit të Shqipërisë.

Pse PD nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve për kauzën e saj?

Partia Demokratike ka mbështetjen e të gjithë ndërkombëtarëve, që ditën e parë të protestës, do ta ketë maksimale edhe të shumëfishtë prej ditës së nesërme dhe në vazhdim. Po jua përsëris, Partia Demokratike është pjesë shumë e madhe dhe e konsiderueshme e popullit shqiptar. Partia Demokratike është shprehës i vullnetit të shqiptarëve. A mund të më gjeni një ndërkombëtar (aleat) që të jetë kundër shqiptarëve dhe vullnetit të tyre? Unë besoj se nuk ka! Dhe jo më, kur 28 parti politike që përfaqësojnë numerikisht pjesën më të madhe të shqiptarëve janë në unison mendimi dhe veprimi politik, të kryesuara nga Partia Demokratike, për t’u siguruar shqiptarëve lirinë për të votuar, pa thundrën e qeverisë që korrupton, shantazhon, ble dhe tremb, dhunon dhe kërcënon, para Qeveria që përdor institucionet e shtetit në funksion të votave. Unë jam e bindur që të gjithë ndërkombëtarët e dinë tashmë se, ky vendim i marrë nga shqiptarët, për votim të lirë, është rrugë pa kthim deri në fitore.

Si do të jetë protesta?

Protesta do të jetë madhështore, paqësore, demokratike, shqiptare!

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?