Letra për KQZ dhe Kuvendin/ Meta paralajmëron: Do monitoroj gjithë veprimtarinë shtetërore dhe do frenoj çdo tentativë për prekje të votës së lirë

Zbulohen të tjera detaje nga letra që Presidenti Meta i ka dërguar sot KQZ dhe Kuvendit. Sipas burime nga KQZ, Meta në letrën e tij paralajmëron se do monitorojë të gjithë veprimtarinë shtetërore dhe se do frenojë çdo përpjekje për cenim të votës së lirë.
“Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore kushtetuese; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet, Presidenti i Republikës përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore, e në vijim, do të ketë vëmendjen maksimale, për të monitoruar të gjithë veprimtarinë shtetërore, dhe situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm që reflekton apo është shprehje e hapur e përpjekjeve për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, sepse vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do t’i japin fund krizës së legjitimitetit dhe të përfaqësimit, si dhe do të zhbllokonin çeljen e negociatave me Bashkimin Europian”, shprehet ndër të tjera Meta në letrën drejtuar KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?