FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LETRA/Zbardhet ftesa e Metës për Bashën

Ilir Meta ftesaKreu i Kuvendit, Ilir Meta i bëri sot ftesë publike kreut të opozitës, Lulzim Basha për të takuar lidhur me reformën në drejtësi. Në një konferecë për mediat, kreu i Kuvendit tha se si drejtues i institucionit ligjvënës ai ka përgjegjësi kushtetuese për reformën. “Takimi mes meje dhe Z. Basha është kërkuar nga unë si takim zyrtar. Nuk është takim informal. Jam shumë fleksibël për çdo gjë që ka të bëjë me vendin e takimit, formatin e takimin. Por nuk jam fleksibël te koha. Jam gati që tani, në mesnatë, pa u gdhirë mirë, por para së hënës. Sepse koha kompliko procedurat parlamentare, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese”,- tha kreu i Kuvendit.

Në letrën e dërguar kreut të PD-së,(mund ta shihni në foto) theksohet nevoja e takimit për të rënë dakord për axhendën e miratimit të reformës në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?