Lëvizja e fundit/Basha shkon në Kavajë, ja çfarë do bëjë

Burime nga selia blu bëjnë me dije se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në Kavajë, ku pritet të mbledh stukturat në orën 19:00, së bashku me deputetët që po merren me organizimin e protestës.

Protesta apo siç kreu Basha e ka cilësuar “Ushtria paqësore”, më 7 Maj do të marshojnë kundër zgjedhjeve të pjesshme lokale, që PD i quan fasadë.

Në këtë mbledhje tema kryesore e diskutimit do të jetë ajo e aksionit opozitar dhe protestës qytetare për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç ka deklaruar dhe më parë kreu i opozitës Basha, ditën e diel në Kavajë është thirrur dhe një protestë madhështore e cila do të mbahet në orën 11:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?