FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizja e radhës, dy aleatët e Bashës ftesë partive parlamentare: Të mblidhemi sot të zgjidhim krizën

Koalicioni opozitar po gjen të gjitha mundësitë për gjetjen e një gjuhe të përbashkët, për zgjidhjen e krizës politike.

Kështu, pas letrës publike që kreu i PD-së, Lulzim Basha i dërgoi Ramës, ku i bënte thirrje këtij të fundit që pranonte pa kushte paketën ‘McAllistër+’, vjen dhe një lëvizje nga dy aleatët e opozitës.

Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë ftuar partitë parlamentare që të mblidhen sot për zgjidhjen e kësaj krize.

Swiss Digital Desktop Reklama

FTESA
Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë fton sot, datë 17 maj 2017, në orën 20:00, në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike.
Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Me respekt,
Fatmir Mediu Agron Duka
Kryetar Kryetar
Partia Republikane Shqipërisë Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?