Lëvizjet e Prokurorëve. PD: Rovena Gashi u shkarkua për llogari të Aqif Rakipit

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka firmosur sot largimin e Prokurores drejtuesen të Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi. Prokurorja Gashi ditët e fundit dorëzoi në Prokurori kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike shprehet se shkarkimi i Rovena Gashit është hakmarrje për llogari të deputetit Aqif Rakipi. Sipas PD, kjo lëvizje në Prokuroi vjen me porosi direkte të Edi Ramës për mikun e tij, deputetin e PDIU, Aqif Rakipi.

Kapja politike e Prokurorit të Përgjithshëm nga Edi Rama, pasi kthimit të pasaportës për Saimir Tahirin, dha sot një tjetër efekt. Kryeprokurori Edi Rama shkarkoi drejtuesen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, dy ditë pasi, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, zonja Gashi i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit për deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi.  Shkarkimi i prokurores Rovena Gashi, e cila e drejtoi Sektorin e Dekriminalizimit që në krijimin e tij, është hakmarrje direkte e Edi Ramës për llogari të aleatit dhe mikut të tij, Aqif Rakipi”,- thuhet në deklaratën e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD kujton në deklaratën e saj, se gjatë zgjedhjes së Prokurores Arta Marku u tha se nuk funksioni i saj do të jetë vetëm administrues dhe nuk do të ketë në dorë asnjë ndryshim prokurorësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

10 ditë pas emërimit politik të Prokurorit të Përgjithshëm, në shkelje të hapur me Kushtetutën, u faktua mashtrimi i madh i Edi Ramës, argumenti kryesor i të cilit ishte se Prokurori i Përkohshëm nuk kishte asnjë kompetencë thelbësore për të lëvizur prokurorët apo për të ndikuar në mbylljen e dosjeve. Skema e Edi Ramës në mbrojtje të aleatëve të tij kriminelë është e qartë. Kur drejtësia  kërkon arrestimin e Saimir Tahirit,  Edi Rama e kap drejtësinë, kur ligji zbatohet për të larguar kriminelët  nga parlamenti, Edi Rama godet ata që zbatojnë ligjin. Që sot, me shkarkimin e prokurores Rovena Gashi si hakmarrje për Aqif Rakipin, krimi ka filluar të godasë shtetin përmes shtetit!​” thuhet në deklaratën e PD”- thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Rovena Gashi nuk është e vetmja prokurore që është lëvizur nga pozicioni i saj në Prokurorinë e Përgjithshme. Po sot Prokurorja e Përgjithshëm, Arta Marku firmosi vendimin për largimin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha. Prokurori Fusha, një nga specialistët me më shumë përvoje në këtë institucion largohet nga drejtimi i Prokurorisë së kryeqytetit dhe është komanduar si prokuror sektori, i ngarkuar për çështje të veçanta, pranë Prokurorisë së kryeqytetit. Në vend të tij, Arta Marku ka vendosur prokurorin Dritan Rreshka në pozicionin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të gjitha këto ndryshime vijnë vetëm pak ditë pas kryeprokurorja e përkohshme ka marrë detyrën dhe sipas deklarimeve deputetëve që e zgjodhën, pozicioni saj do të ishte vetëm administrues, pa pasur mundësi të bëjë lëvizje prokurorësh që kanë dosje hetimore në proces.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?