FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Lëvizjet” në listat e PD-së 5 ditë përpara zgjedhjeve

Megjithëse lista e tyre nuk është bërë publike, Partia Demokratike ka në total 103,952 anëtarë.

Numrin e tyre e bëri publike kreu i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Jemin Gjana, pesë ditë përpara zhvillimit të garës për kreun e PD-së.

Gjana sqaroi edhe ndryshimet në lista ditët e fundit:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Janë shtuar 1,557 anëtarë në listat shtesë, nga persona që janë paraqitur pranë degëve të PDSH-së me karta anëtarësie ndër vite por që nuk ishin përditësuar në regjistrin elektronik.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të Partisë Demokratike, që kishin  formular dhe dokument anëtarësie të para datës 28.06.2017 por që rezultonin të pa hedhur në sistem.

–  Janë hequr nga regjistri elektronik 607 anëtarë, që kanë dërguar zyrtarisht 14 degë të Partisë Demokratike për arsye të kalimit të tyre legalisht në Parti të tjera.

–  Si dhe 310 anëtarë që në 4 vitet e fundit rezultojnë së nuk jetojnë më.

Gjana bëri me dije gjithashtu se në listën përfundimtar të votimit janë përfshirë edhe tre kategori anëtarësi me mundësi të kufizuara për të votuar, siç janë anëtarë e PD-së në degën e Selanikut, Athinës, Romës, Milanos, Belgjikës dhe Romës.

Anëtarë të PD-së të regjistruar online si të tillë nga jashtë Shqipërisë si dhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion në 3 vitet e fundit, numri total i cilëve shkon në 23 mijë anëtarë.

Gjana tha se zgjedhjet do të organizohen në 68 degët e PD-së, ndërsa do të ketë 73 komisione votimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?