FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIBRA, Hafizi: Rritja e çmimit të ujit, akt grabitqar i këtij pushteti të pashpirt

LIBRA ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të ujit në Tiranë dhe akuzon këtë radhë, këshilltarët bashkiakë pa përjashtim, që duke mos e ndalur këtë rritje pa fre të taksave mbi qytetarët, janë bërë palë me bashkinë e drejtuar nga erion Veliaj.

Mimoza Hafizi, nënkryetarja e LIBRA-s, shkruan: “Rritja e çmimit të ujit për banorët e Tiranës është akti grabitqar i rradhës i këtij pushteti të pashpirt ndaj qytetarëve të vet.

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës që miraton këtë vendim bëhet palë me politikën e abuzimit dhe të korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës duhet të japë llogari për rritjen e pafre të taksave dhe shpenzimeve që kjo bashki vendos çdo ditë mbi kurrizin e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo anëtar i Këshillit Bashkiak duhet t’i thotë ndal arrogancës dhe abuzimit. Ndryshe, është bashkëpërgjegjës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?