FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lidhjet e Berishës me Elvis Matajn

Elvis Mataj, personi që Berisha po përpiqet ta përdor në qendër të një furtune mediatike si dëshmitar në favor të tij, është thjeshtë vëllai i këshilltarit të tij Endri Mataj. Endri Mataj ka qenë këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha nga viti 2009 deri në vitin 2012, shkruan gazeta TEMA

Në profilin e tij në LinkedIn, Mataj ka të botuar Cv e tij dhe përshkrimin e punës pranë kryeminstrit Berisha. Kjo dëshmon se Ismailaj ka emëruar Elvis Mataj si Drejtor Egzekutiv të DIA, për shkak të lidhjes së fort që Mataj kishte me Sali Berishën, pasi vëllai i Elvis Mataj, ishte këshilltar i tij.

Kjo lidhje implikon drejtpëdrejt, ndikimin që Berisha ka pasur tek kontrata e Ismaliaj me cekët dhe i jep të drejt ambasadorit Tepshi që ka përmendur emrin e Berishës si njeri i afërt me Ismaliaj. Kjo po ashtu tregon pse Berisha po vazhdon të përdor vëllain e këshilltarit të vet në këtë aferë që bën pis së pari atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?