Ligji i Magjistraturës, Berisha: Qeveria ofroi para të drogës, por dështoi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me bllokimin e ligjit të Magjistraturës dhe ngërçit që është krijuar në gjykatat e vendit.

Berisha me anë të një postimi në “Facebook” e cilëson këtë ligj si ligjin e mafias së ardhshme të drejtësisë, ndërsa shton se ai do ta shndërronte Magjistraturën në shkollë partie.

“Ligji, siç faktojnë dokumenta të pakundërshtueshme dhe origjinale të publikuara në media, shndërronte shkollën e magjistraturës tashmë shkollë partie në një aneks të fondacionit Qemal Stafa, i cili në faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse për rekrutimin e shërbëtorëve besnik të partisë për sistemin e drejtësisë”, shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ligji i magjistraturës ishte ligji i mafies së ardhshme të drejtësisë!

Të dashur miq, mazhoranca e drogës, blerjes së votës dhe krimit të narkoshtetit dështoi në mënyrë spektakolare në miratimin e ligjit për shkollën e magjistraturës.

Ajo përdori joshje e presione, oferta të pista, shuma marramendëse të parave të drogës dhe krimit për të siguruar 84 votat për kalimin e ligjit te saj, por dështoi!

Kjo ishte një fitore e vërtetë për qytetaret shqiptarë, se pari sepse:

– Ky ligj ishte ligji i mafies së ardhshme të drejtësisë. Te rekrutimi, sipas këtij ligji do bëhej bazuar në kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit në shkollen e magjistratutës. Lista ishte bërë gati me pinjollë të narkofunksionarëve, narkogjykatësve, narkoprokurorëve dhe kriminelëve të tjerë të partisë siçiliste.

– Ligji, siç faktojnë dokumente të pakundërshtueshme dhe origjinale të publikuara në media, shndërronte shkollën e magjistraturës tashme shkolle partie në një aneks te fondacionit ‘Qemal Stafa’, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse për rekrutimin e shërbëtorëve besnik të partisë për sistemin e drejtësisë.

– Për dijeni të lexuesve, mazhoranca e drogës, krimit dhe blerjes së votës, në një përpjekje të ulët të denje për moralin e vet, përdori këtë ligj si levë për të përçarë opozitën, por mori dështimin.

– Ajo, pasi dështoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputetëve të veçantë, ofroi kuota partiake partive opozitare për gjykatës dhe prokurorë të ardhshëm të ‘pavarur’ duke dëshmuar edhe një herë se reforma Oruelliane e drejtësisë është e bazuar kryekëput në korrupsionin dhe pazaret mafioze të mazhorancës së krimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?