FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ligji i mbetjeve, deputeti i PD-Ballës: U strukët në mbrojtje taktike

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri me dije se “nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet”.

Pas vendimit të PS-së, ka reaguar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, njëherësh edhe sekretar i grupit parlamentar të PD-së, ku në një postim në facebook, shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar, dhe se kjo do të jetë një lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik.

”Presioni popullor dhe reagimi masiv e struku në mbrojtje taktike qeverinë, duke lajmëruar se është tërhequr përkohësisht nga tradhëtia kombëtare për të helmuar Shqipërinë! Kjo është vetëm lëvizje mashtruese për të manipuluar opinionin publik, asgjë s’ka ndryshuar! Shqiptarët mund dhe duhet të vendosin vetë për fatin e tyre jo një grup njerëzish që po sillen si pushtues”, shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?