Ligji për dosjet, Berisha: Gjueti shtrigash! Ligj kundër Ilir Metës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar ditën e sotme ligjin për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, që u miratua mbrëmjen e djeshme në Parlament me votat e socialistëve dhe grupit të Alibeajt.

Berisha tha se amendamentet e këtij ligji janë hartur kundër kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Hapja e debatit për ligjin e gjahut të shtrigave për Metën, se ai është amendament antiMetë të kuptohemi. Ne menduam të rikthejmë ligjin e lustracionit, se çdo i përndjekur politik por dhe shoqëria kërkon që ata të kanë kryer krimie gjatë diktaturës komuniste të mos jenë në funksione zyrtare. E bën Rama sepse mendon të përdorë këto mekanizma si rrugë hakmarrje personale ndaj kundërshtarëve politikë por që do të dështojë”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne i qëndrojmë ligjit për hapjen e dosjes për çdo individ që kërkon të njohë disjen e tij, por ne nuk jemi kurrë për një ligj për një njeri, për shkatërrimin e sigurisë juridike përfundimtare. Se nëse thua nuk njoh vërtetimet e dy komisioneve të mëparshme në një kohë kur në të drejtë kushtetuese ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër përveçse me gjykatë. Nëse vazhdojmë me këtë praktikë gangsterësh si këta, për të cilët s’ka shtet ligjor ju garantoj se nesër mund të kalojnë një nen tjetër për pronat, pasuritë private.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka shtet në botë që bën një gjë të tillë përveç juntave dhe diktaturave komuniste”, shtoi më tej Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?