Ligji zgjedhor – Salianji i PS: Garë e barabartë, Shehi: S’do qajmë mbi qumështin e derdhur
Kryetari i LZHk-së, Dashamir Shehi dhe ish zëvendës/Ministri i Drejtësisë Eridian Salianji u përplasën me qëndrimet e tyre në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News të gazetares Aurora Sulçe, lidhur me realitetin e krijuar me ligjin e ri zgjedhor.
Për Salianjin sistemi aktual zgjedhor garanton një garë të barabartë për të gjitha partitë.
Nga ana tjetër Shehi thotë se sistemi proporcional rajonal me të cilin po garohet në 25 qershor garanton stabilitetin e dy partive të mëdha por penalizon të voglat.
Por siç thotë ai, tashmë nuk do të qajnë mbi qumështin e derdhur.
Ai shpreson se do të ketë një reformë të plotë zgjedhore pas zgjedhjeve.
Eridian Salianji: Ky ligj proporcional sot çdo parti merr votën dhe deputetin në bazë të votave të caktuara. Çdo deputet duhet të jetë i barabartë me votat që merr në parlament, nuk ka deputetë që është në parlamet me 5000 mijë vota dhe deputetë me 12 mijë.Të gjitha partitë përderisa kërkojnë barazi duhet të jenë të barabarta dhe tek vota që do të marrin.
Dashamir Shehi: Nuk e jep esencën e ligjit, herën tjetër kanë hyrë rreth 12 deputetë me kështu gjysma.Por ndodh një fenomen tjetër me ligjin proporcional rajonal që kemi ne, mund të marrësh 100 mijë vota në gjithë Shqipërinë dhe nuk merr asnjë deputet. Do ishte shumë e vlefshme nëse do të kishim një sistem proporcional kombëtar, ose do ta korrektonim, që këto votat të shkonin në një përfaqësim. Me këtë ligj që është sot, ky ligj ka zona që punon si mazhoritar, ka zona në të cilat pretendon proporcionali.
Salianji: Për mua ky është një proporcional që garën e ka si mazhoritar.
Shehi: Në Gjirokastër nuk mund të hysh, 5 deputetë janë duhet të marrësh 20% të votave, në Kukës 25%.
Salianji: 10 mijë vota duhet të marrësh kudo.
Shehi: Dakord por ti më ke kufizuar hapësirën. Barazhi i poshtëm është ngritur, nuk është mesatare e thjeshtë, është e ponderueshme.Sot Shqipëria ka një barazh të poshtëm 6.7%, kur në Kushtetutë e kemi 2.5%. Gjithë ky ligji me të cilin votojmë sot është një trufë e madhe në kurriz të qytetarëve. Ka përqëndruar pushtetin tek kryetarët e partive.Partia e madhe nuk mund të shkojë përtej një caki të caktuar, por dhe nuk mund të rrudhet.Është menduar kaq shkencërisht kjo punë.Gjithë profili ligjor i zgjedhjeve është për të stabilizuar partitë e mëdha.Kur të hyjmë në një koncept të ri për zgjedhjet siç pretendojmë dhe siç na ka premtuar Basha që do ndryshojmë Kushtetutën dhe ligjin zgjedhor, të gjitha këto teza mund të vendosen në një ballancë të përgjithshme. Dhe pastaj mund të hyjmë me vota të barabarta të gjithë, nuk ka pse hyjmë më pak njëri. Por do çmohen edhe të gjithë votat e një partie, nuk është logjike që unë marr 100 mijë vota dhe këto vota të miat të rishpërndahen mes dy partive të mëdha. Gjithë kjo zallamahi e fundit ka brenda një esencë. Që ne do ti nxjerrim veç e veç të gjithë partitë që efekti pozitiv që vinte nga koalicionet të mos jetë më. Nga kjo situatë teprojnë goxha vota dhe do ta shihni. Por që ti vëmë kapap, ne nuk kemi për të qajtur siç thonë anglezët, nuk qahet sipër qumështit të derdhur. I di të gjitha defektet e kësaj pune, por në situatën që u ndodhëm përpara një krize që mund të degjeneronte në situata dhe të rrezikshme për vendin gjykojmë që kjo është një zgjidhje e pranueshme.
KOHA JONË SONDAZH

