Lindita Nikolla në ERTV: Akuzat e PD, balta e një partie që ka humbur kauzat

Pas debateve të shumta që u zhvilluan ditën e sotme në Komisionin e Edukimit në Kuvend, Ministrja, Lindita Nikolla ka sqaruar në ERTV mbi akuzat e PD për mos-shpërndarjen e dëftesave për nxënësit shqiptarë.

Sipas Ministres, akuzat e PD janë të pavërteta. Dëftesat janë shpërndarë tashmë për maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë ndërsa procesi i shpërndarjes po vijon normalisht. Kostoja financiare sipas ministres është marrë si përgjigjegjësi e Ministrisë që ajo drejotn dhe nuk ka asnjë kosto për nxënësit.

“Ka disa ditë që PD turbullon ujërat, por e bën këtë në kushtet e një partie që ka humbur cdo kauzë. Dëftesat po shpërndahen, ka përfunduar procesi i shpërndarjes për maturantët. Kishim një problematike për dëftesat e klasës së 9 që u kap para se deputeti Boci të denonconte. Kmei ndërhyrë menjëherë, firma botuese mor I përispër ribotimin e tyre.Mësuesit kanë filluar rishpërndarjen e tyre. Nuk ka asnjë kosto shtesë për nxënësit apo pengesë për rregjistrimin në shkollat e mesme. Dëftesat kanë shkuar në shkollë dhe po shpërndahen nga mësuesit. Riprodhimi i dëftesave pati një kosto financiare prej 1 milion lekësh të vjetra që ne do ia kthejmë mbrapsht botuesit dhe shtetit nga Ministria e Shtetit”, tha Nikolla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolla këmbënguli se do t’i shkojë deri në fund përballjes me deputetin Luciano Boçi në prokurori, pas akuzave të tij se dëftesat nuk po shpërndahen për shkak të një tenderi të vonuar e korruptiv të Ministres Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?