FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lindita Nikolla uron Krishtlindjen: Bekime për të gjithë besimtarët dhe shqiptarët!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar sot besimtarët e krishterë dhe gjithë shqiptarët, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Në zemër të natës së ftohtë “Një fëmijë lindi për ne!” Që na ndihmon të ecim e ndërtojmë jetën duke ndarë e pakësuar dhimbjen dhe shpërndarë e shumëfishuar gëzimin. Që na mëson se Dashuria, jo urrejtja; Vëllazërimi, jo armiqësitë, Paqja, jo lufta; Solidariteti, jo egoizmi; Përdëllimi, jo braktisja; Lumturia, jo dëshpërimi, Pritja, jo padurimi; Shpresa, jo zhgënjimi, janë idealet që duhet të përshkojnë jetët tona. Çfarë do të ishte bota dhe ne, pa ato? Sprovat e forta që kaloi e po përballon njerëzimi, pandemia dhe lufta që ende vazhdon, na rikujtuan sa sa të kristalta e supreme, por edhe sa të thyeshme janë këto vlera. Me frymëzimin e Krishtlindjes, ditëlindjes së vlerave që Princi i Paqes i dhuroi njerëzimit, le të sakrifikojmë përditë për to! Gëzuar Krishtlindjen! Bekime për të gjithë besimtarët dhe shqiptarët!”, shkruan Nikolla në urimin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?