FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lista/ 18 kandidatë që fshehën dënimet, ja për kë parti garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar të dhënat në formularët e vetëdeklarimit për secilin kandidat të listës shumë emërore të partive politike që kanë depozituar këto lista, ku rezulton se në këto parti janë 18 kandidatë që kanë shfaqur problem në formularin e dekriminalzimit.

Nga të dhënat paraprake të KQZ rezulton se edhe parti të mëdha si LSI , PDIU apo LIBRA e Ben Blushit janë gjetur problematika në formularët dhe të dhënat e kandidatëve.

Sipas të dhënave Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton të ketë të paktën 3 kandidatë kanë pasur në të kaluarën precedentë penalë, PDIU ka 4 kandidatë, LIBRA 2 kandidatë, Partia e Minoritetit Grek për të ardhmen ka 2 kandidatë, PDS 3 kandidatë, dhe Partia Kristian Demokrate 4 kandidatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht këtij fakti, KQZ ka arritur në konkluzionet se asnjë prej tyre, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, nuk është në kushtet që t’i refuzohej kandidimi për deputet të LSI-së. Nga verifikimet rezulton se Sfida për Shqipërinë e ka të plotë dokumentacionin e listës së kandidatëve dhe nuk ka asnjë problem me listat e kandidatëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Emrat e kandidatëve, partia dhe qytetet ku garojnë 

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?