Lista Basha, Bregu tregon bisedën me Topallin në 1 të mëngjesit
Vetë tha se e priste që të mos ishte në listën e PD-së. Por ish-ministrja e PD-së, Majlinda Bregu ka treguar dy emrat që nuk priste të mos ishin në listën e deputetëve të PD. Pavarësisht problemeve në PD, zonja Bregu tha në një intervistë në Report Tv se një njeri me vizion nuk mund ta çonte partinë në këtë situatë.
Sa ndikoi lista?
Ju e dini po aq sa edhe unë, se si janë përgatitur listat e kandidatëve të PD-së. Por listat nuk ishin elementi i papritur. Sepse kishte kohë që forumet e PD-së nuk ekzistonin. E kam dëgjuar shpesh pse si i bënte listat Sali Berisha? Unë di të them që nga dita e parë që kam hyrë në politikë, unë mbaj mend që kemi kaluar orë të tëra ku kemi diskutuar për listat.
E prisni të mos ishit në listë?
Me shaka mes miqsh, isha e vetmja që e prisja. Por nuk prisja vendimin e një njeriu me vizion që nuk e sheh partinë si një lopë që do ta mjelë vetë, por si kalorësi që do të ecë përpara.
Cila ka qenë surpriza më e madhe e listës?
Më kanë habitur shumë gjëra në atë listë. Kishte shumë nga ata që janë zgjuar të nesërmen dhe e kanë gjetur veten kandidat për deputet i PD. Jam habitur kur nuk kam parë emrin e Jozefina Topallit. Dhe kam folur atë natë në orën 1 të mëngjesit kur dolën listat. Ka qenë e çuditshme që lajmet nga PD i merrnim nga mediat. Sepse edhe kjo është e turpshme. Nuk mund të pres që një vendim të tillë të ma thotë gazetari. Dhe kam folur atë si me shumë kolegë, dhe ishte e turpshme që asnjëri nuk u thërrit t’i thuhet faleminderit, unë këtë vendim kam marrë. Kështu ka ndodhur edhe për Ridvan Bode, që doli një natë më parë nga zyra e Bashës. Kështu ndodhi edhe me aleatët.
KOHA JONË SONDAZH

