Lista e PD në Tiranë/Emrat e njohur në zonën jofituese, shtohen aleatët (FOTO)
Partia Demokratike pas problemeve që kishte me listat shumëemërore të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, sot ka dorëzuar tek KQZ-ja listat e plota edhe sërisht në 5-së qarqe nuk ka zbatuar kuotën gjinore ku është gjobitur me 5 mln lekë nga KQZ-ja.
Nga 94 kandidatë që prezantoi në fillim, tashmë lista e PD-së ka 194 kandidatë. Ndryshin të madh ka pësuar edhe qarku më i rëndësishëm, Tirana por vetëm me shtimin dhe jo ndryshimin e renditjes. Në Tiranë PD depozitoi listën shumëemërore vetëm me 18 kandidatë, ndërkohë që me listën e re, janë 50 kandidatë edhe pse numri që ky qark kërkon për deputetët është 34.
Pas publikimit të listës, në qarkun e Tiranës, PD ka shtuar emra të njohur dhe nurim e aleatëve që nuk janë në kuvend. Në pjesën jofituese të listës bie në sy emri i Ahmet Prencit, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Ai renditet i 20-ti në fletën e votimit. Ndërsa në pozicionin 22, është Mirela Tabaku, këshilltare e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Basha ka shtuar numrin e partive aleate joparlamentare që janë futur nën siglën e PD-së. Artur Roshi, kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat është i 32-ti në listë, Ylber Valteri, kreu i Partisë Bashkimi Demokratik është i 44-ti dhe Kostaq Papa i Partisë së Emigrantëve Shqiptarë është i 45-ti. Selami Jenisheri, kreu i Partisë së Pensionistëve, i cili u bë i famshëm në zgjedhjet e vitit 2011 për Bashkinë e Tiranës me paditë e tij në Kolegjin Zgjedhor kundër Edi Ramës, është pjesë e listës.
Aleatët në listën e Tiranës
Fatmir Mediu (PR)
Dashamir Shehi (LZHK)
Fuad Haxhiymeri (PAA)
Blendi Sulaj (PR)
Artur Roshi (PBKD)
Ylber Valteri (PBD)
Kostaq Papa (PESH)
Selami Jenisheri (Partia e Pensionistëve)



KOHA JONË SONDAZH

