Lista e PD-së/Supriza e Bashës me psikologen e njohur, e dyta në listën e Tiranës
Suprizat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me listat e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, janë të shumta. Risia e listës është prurja e re, e cila nis që me listën e Tiranës, ku në krye është vetë Basha por pas tij vjen Orjola Pampuri, një emër i panjohur në skenën politike por e njohur në fushën e psikologjisë.
Orjola Pampuri është një psikologe e njohur në Tiranë, pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës dhe mjaft aktive në media me intervista e këshilla. Ajo ka përfunduar doktoraturën në departamentin e Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë.
Ashtu siç e nënvizoi muaj më parë kreu Basha, që lista e PD-së, vjen si një “Republikë e re”, dhe emrat e rinj në listat e PD-së, vijojnë me Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit por dhe historiania e mirënjohur, Vatentina Duka.
Kohët e fundit, Pampuri është afruar me Partinë Demokratike, madje ajo është parë të flasë në mikrofon para demokratëve në një nga protestat e kohëve të fundit. Në media, Pampuri ka qenë gjerësisht si specialistë e shëndetit mendor.
Në çadrën e PD, më 22 prill ka folur edhe Pampuri, sot kandidate nr. 2 e listës së PD në Tiranë. “Orjola Pampuri, psikologe, tha se gratë profesioniste në Shqipëri po udhëtojnë drejt shteteve europiane si Gjermania për të siguruar punë dhe për t’u siguruar se puna e tyre do të vlerësohet ashtu si duhet”, thuhet në një njoftim të PD-së.

![]()
KOHA JONË SONDAZH

