FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lista jo zyrtare e Bashës me deputetët “fitues”, “rebelët”, “jashtë fitores” dhe aleatët

Përzgjedhja e listës së kandidatëve për deputetë, pritet të mësohen sot në darkë, edhe pse prej ditësh nga selia blu kanë dalë emra. Sot në mbrëmje Partia Demokratike ka afatin e fundit që të dorëzojë listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Deri më tani kreu demokrat ka mbyllur marrëveshjen me disa prej aleatëve. Nard Ndoka (Shkodër), Vangjel Dule (Vlorë)dhe Dashamir Shehi (Tiranë), të cilët do të përfaqësohen në zgjedhje me logon e PD.

Por marrëveshje Basha ende nuk ka mbyllur me dy aleatët e tjerë, Fatmir Mediu dhe Agron Duka, këta të fundit ishin dhe organizuesit e tryezës në të cilin u firmos pakti Rama-Basha. Mediu dhe Duka, mësohet se pretendojnë më shumë se sa një vend të sigurt në listën e deputetëve.

Berisha duket se do të zhvendoset në listën e Durrësit, ku dhe do t’i prijë këtij qarku. Jozefina Topalli, mësohet se do të jetë në vendet e para të listës së Qarkut të Tiranës. Po ashtu do të jenë të renditur në pozita të mira dhe deputetët aktualë: Florjon Mima, Flamur Noka, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Jorida Tabaku, Eduart Halimi, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi, Helidon Bushati, Genc Pollo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Majlinda Bregu do të jetë pjesë e listës së kryeqytetit, por ajo nuk e ka të garantuar fitimin e mandatit, pasi thuhet se nuk është e renditur lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetët Roland Keta, Bedri Hoxha, Albina Deda, Mimoza Hajdarmataj, Asllan Dogjani, Myqerem Tafaj, Keltis Kruja, Kastriot Islami, Eleina Qirici apo dhe Gjergji Papa rrezikojnë të futet në Parlament pasi emrat e tyre janë të listuar në pjesën e poshtme të qarqeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?