FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/ Kryemadhi: Opozitë frontale ndaj Partisë Socialiste

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “ABC Neës” deklaroi se opozita nuk është çështje numrash por çështje morali.

“Nisur nga kjo Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë opozitë frontale ndaj Partisë Socialiste”- theksoi ndër të tjera Kryemadhi.

Sipas saj, opozita duhet të jetë e bashkuar, pasi nuk ka të bëjë me ndonjë garë se kush do të jetë opozita, por ajo përballjen duhet ta ketë me Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke nisur nga shtatori, Kryemadhi nuk e përjashtoi mundësinë për një koalicion të gjerë, pa ngjyra politike, duke i lënë sërish hapur derën Lulzim Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Opozita është çështje morali, jo çështje numrash. Ne si LSI jemi pozicionuar në një pozicion frontal pasi Edi Rama ka krijuar një sistem që i vendos çmim çdo gjëje, por shpirtit të një populli s’mund ti vendosësh çmim. LSI është e hapur për një front nacional kombëtar, pa bindje politike”,- tha ajo.
E duke analizuar humbjen e Lulzim Bashës, Kryemadhi i kujtoi atij një gabim, që ka bërë.

“Historia e marrëveshjeve jo transparente duhet të marrë fund. Mendoj që e dëmtoi marrëveshja e 17 majtit, ndonëse kam qenë partizane që të hynin në zgjedhje”,- shtoi ajo.

Vijon..

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1662488260431092/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?