FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LIVE/ Mobilizimi i policise, Basha: Këtë që bëri Rama sot në Berat, se ka bërë as Ramiz Aliaj në 1991

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili është mbrëmjen e sotme i ftuar në studion e Arian Çanit në ‘Zonë e Lirë’, ka nisur direkt një sulm ndaj Edi Ramës dhe thirrjeve të tij të sotme në Berat, që policia të dalë e të mbledhë vota.

“Prej fillimit unë kam një koalicion, jo vetëm bashkimi i opozitës, por bashkimi i qytetarëve. Këtu e keqja këto 4 vitet e fundit mban stampën e Ramës dhe Metës.

Republika e vjetër është në ditët e saj të fundit. Ja sot në Berat bëri thirrje policëve që të mbledhin vota. Policia është e depolitizuar. Asnjë nuk mundet sepse automatikisht shkarkohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kriminalizimin e shtetit dhe përdorimin e policisë, tregon ku ka mbërritur. As Ramiz Aliaj nuk e ka bërë këtë, që të bëjë thirrje policisë dhe ushtrisë të mbledhë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që në 1991 policia u depolitizua”, u shpreh Basha mbrëmjen e sotme.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1542440455807130/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?